E Enjte, 19 Tetor 2017

kombetarja155-300x160Kombëtarja shqiptare është nisur paraditen e sotme drejt Erevan, ku do të luaj ndeshjen e fundit për Eliminatoret e Euro 2016, atë me Armeninë. Tifozë të shumtë shkuan në aeroportin “Nënë Tereza” në mbështetje të kombëtares.
“Urojmë që të arrijmë rezultatin e dëshiruar dhe te shkojmë në Francë” shkruhet në një postim në facebook nga FSHF,
Nuk ka më asnjë kalkulim, fitorja në Armeni përkthehet në lejekalimin për në Francë. Trajneri Gianni de Biasi pritet që të bëjë disa ndryshime në krahasim me përballjen ndaj serbëve, ku i pari është një ndryshim i detyruar pasi Ansi Agolli nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide për shkak pezullimi, në vendin e tij mund të aktivizohet Hysaj, pasi për fat të keq mbrojtësi tjetër i krahut të majtë Naser Aliji nuk është në gjëndje perfekte fizike për arsye dëmtimi, ndërsa Lila mund të sistemohet në të djathtë të repartit difensiv.
Ndërkohë që pritet aktivizimi nga fillimi i Shkëlzen Gashit dhe Sokol Cikalleshit, i pari në të djathtë të mesfushës dhe i dyti në majën e sulmit.
Pra formacioni titullar që mund të zbresë në fushë në Jerevan nën skemën taktike 4-4-1-1 do të jetë i fromuar nga Etrit Berisha në kuadrat, Lila, Cana, Gjimshiti dhe Hysaj në mbrojtje, Gashi, Migjen Basha, Xhaka dhe Lenjanin në repartin e mesit të fushës me Memushajn pas krahëve të Sokol Cikalleshit. Në këtë rreshtim paraprak dallohet që është i njëjti modul si ai i përdorur me Serbinë, por me aktorë të ndryshëm.
Gjithsesi në përballje të tilla rëndësi më shumë se sa rreshtimi taktik ka grinta dhe etja për sukses e lojtarëve kuqezi, nëse këto dy elemntë janë në nivelet e duhura, atëhere harku i triumfit është më pranë se kurrë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: