E Premte, 15 Dhjetor 2017

iiiiiiiiiiiiiiSerbia do të jetë përballë një rivali shumë të fortë, sipas trajnerit të saj, Radovan Çurçiç.
Pasi shpalli listën me 24 futbollistë për ndeshjen e Elbasanit, përzgjedhësi serb bën një analizë të kundërshtarit të së enjtes.
“Shqipëria ka absolutisht një ekip shumë cilësor. Pozicioni që kanë në tabelë nuk është rastësor. Ata kanë treguar se janë rritur si skuadër dhe kanë treguar se dinë të përballojnë presionin edhe në ndeshjet më të vështira. Nëse fitojnë me ne, mund të kualifikohen për në Europian, pra kanë motiv të madh ndaj nesh. I kemi analizuar seriozisht dhe e dimë se na pret një ndeshje shumë e vështirë. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në Itali, në Francë, në Gjermani, Turqi, Greqi. Gjithsesi, në çdo ndeshje hyjmë për fitore".
Përveçse me forcën e Shqipërisë, trajneri Çurçiç do të duhet të llogarisë edhe problemet në ekipin e tij.
“Para nesh janë dy ndeshje të rëndësishme të eleminatoreve, ndaj Shqipërisë dhe Portugalisë. Sipas vlerësimit tim ndeshja në Shqipëri është nga më të vështirat, ndërsa tjetrën e kemi në shtëpi me Portugalinë. Na pret një detyrë e vështirë në Shqipëri, dhe do të përpiqemi të jemi në maksimum në Elbasan. Ju e dini se çfarë problemesh kemi, por nuk do të qahemi shumë për dëmtimet. Nastasiç, Maksimoviç, Matiç, Kostiç, Markoviç. Ndoshta, ndonjëri bëhet gati në kohë”.
Përballja Shqipëri-Serbi po përjetohet si diçka që vlen shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli.
Çurçiç dëshiron t’i ruajë lojtarët e tij.
“Jam i bindur se Federata Shqiptare do ta organizojmë ndeshjen në nivelin më të lartë dhe se gjërat do të vendosen në fushë. Ne do të bëjmë çmos që lojtarët t'i mbajmë larg gjërave që nuk kanë lidhje me futbollin. Do të jenë 90 minuta ferri, ndaj nuk duhet të humbasim energji me gjëra që nuk kanë lidhje me ndeshjen.
Serbia nuk ka shpresë për të shkuar në fazën finale të Europianit, por si skuadër me traditë do të dojë t’u bëjë një mbyllje sa më të mirë eleminatoreve në përballjet ndaj Shqipërisë dhe Portugalisë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: