E Enjte, 27 Prill 2017

de-biasiTrajneri i Kombëtares shqiptare ka tentuar të çtensionojë situatën e krijuar mes tifozëve dhe FSHF-së para ndeshjes së 8 tetorit, Shqipëri - Serbi.
Në konferencën për shtyp, ku ai publikoi dhe listën e lojtarëve të grumbulluar, tekniku italian theksoi se, atij dhe të gjithë shqiptarëve duhet t’u interesojë vetëm rezultati i ndeshjes.
“Qëllimi im dhe i djemve, sigurisht, është që të arrijmë objektivin përfundimtar. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, pa u ndikuar nga emocionet apo situatat e tjera. Unë jam trajner, jo edukator tifozësh dhe nuk më intereson se çfarë ndodh përreth. Ajo në të cilën unë besoj shumë është pjekuria dhe inteligjenca e të gjithëve, për të kuptuar rëndësinë e kësaj sfide, ku nuk duhet të ndodhin situata të çuditshme”, tha italiani i natyralizuar si shqiptar, Gianni De Biasi.  Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtij edicioni, edhe për ndeshjen me Serbinë, tekniku italian pohoi se do të luajnë për fitore.
“1 pikë? Nuk kënaqem me rezultatin minimal. Hyjmë në fushë për të fituar, pasi do të luajmë mundësinë tonë për të shkuar në Europian. Shpresoj të jetë një ndeshje inteligjente dhe të japim, atë që lojtarët duhet të japin në fushën e lojës. Për këtë kemi mbledhur lojtarë, që janë në formë të mirë fizike dhe sigurisht, që do të japin zemrën, siç e kanë dhënë deri tani”, tha më tej tekniku De Biasi.
Në listën prej 26 lojtarësh të grumbulluar nga trajneri italian bie në sy rikthimi, pas shumë kohësh, i mesfushorit Alban Meha, i cili po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin turk.
Ja lista e të grumbulluarve të De Biasit:
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orgest Shehi
Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana (C), Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Amir Rrahmani, Andi Lila.
Mesfushorë: Amir Abrashi, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Alban Meha.
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Odise Roshi, Armando Sadiku.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: