E Martë, 22 Gusht 2017

serbia1-655x356Në ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi nuk do të ketë  tifozë serbë, por vetëm 70 studentë me rezultate të  shkëlqyera. Këte ka siguruar në një konferencë për shtyp një jave para ndeshjes që do të luhet ne Elbasan Arena,   sekretari i FSHF, Ilir Shulku.
Me tej Shulku shpjegoi se kërkesat për bileta kanë qenë të  shumta, mbi 100 mijë, ndërkohë që stadium ka vetëm 12 600  vende, teksa ka bere thirrje per te treguar vlerat e  mikepritjes. Nderkohe që prej ditësh policia ka nisur të marrë masat në  bashkëpunim edhe me FSHF për sigurinë jo vetëm të stadiumit  Elbasan Arena, por edhe ne qytetin e Elbasanir si dhe  ne  pikat kufitare me Serbinë ku janë zhvilluar kontrolle te  rrepta. Policia do të angazhohet nga toka dhe ajri për të  siguruar ndeshjen e shumëpritur e shumëdebatuar  Shqipëri-Serbi Drejtori i Rendit Publik, Gjovalin Loka dhe se në terren janë angazhuar 1500 punonjës policie. Loka theksoi se në stadium do të lejohet të hyjnë vetëm ata persona që kanë biletë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: