E Premte, 15 Dhjetor 2017

2Në vijim të aksionit Task-Forcë për identifikimin dhe shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, Bashkia e Tiranës, shoqeria e Ujësjellës- Kanalizimeve të ndihmuar nga Policia e Shtetit si edhe Policisë Bashkiake, monitoruan në terren situatën ku puna u përqendrua në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, zona e ish-Parkut të Autobusëve, e të tjerë. Nga monitorimi në terren u verifikuan dhe u shkëputën 151 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve. Që nga dita e parë e aksionit, numri i prerjeve të paligjshme ka arritur në 1350 raste, duke sjellë edhe një përmirësim në furnizimin me ujë të banorëve të kryeqytetit. Në 24 orët e fundti taks forca ka gjobitur 28 subjekte ku 13 janë abonentë familjarë dhe për 15 biznese, duke e çuar në total 170 numrin e gjobave të vendosura. Përpos gjobave të vendosura, janë nënshkruar gjithastu edhe 115 kontrata të reja si dhe 24 aktmarrëveshje për pagesën e ujit si edhe u vendosën edhe 98 matës të rinj vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri I matësve të vendosur që nga fillimi I nisjes së task forcës ka shkuar në total 629. Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: