E Premte, 21 Korrik 2017

zjarrrNë një kohë kur temepraturat pritet të shkojnë 40 graë ditën e shtune, sipas emergjencave civile janë shfaqur 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe të vendit si Tiranë, Shkodër, Dibër, Fier, Berat dhe Elbasan. Situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur. Në qarkun e Fierit zjarri i rënë në mesditë në një kodër të fshatit Selitë, Njësia Administrative Selitë, Mallakastër ka djegur një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer nuk u angazhuan automjetet e zjarrfikësve dhe zjarri është fikur me mjete rrethanore nga zjarrfikëset në bashkëpunim me punonjësit e pyjores dhe komunitetin.
Në qarkun e Beratit ka pasur 3 vatra zjarri ku më problematikja ka qenë në lagjen “Qafa e Kalasë”, poshtë shpatit të kalasë të qytetit Berat.
Nga zjarri u dogj një sipërfaqe prej rreth 6 ha me shkurre e ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.
Ndërkohë në fshatin Malinat, Njësia Administrative Velabisht, bashkia Berat flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe 30 pemë frutore.
Në qarkun e Dibrës, në vendin e quajtur Lura nr.2 në fshatin Pregj Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu dhe pishe.
Për shkak të terrenit të thyer, automjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shuarjen e këtij zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe pylli prej rreth 0.5 ha. Zjarr ka pasur edhe në fshatin Vajkal të bashkisë së Bulqizës.  Në qarkun e Shkodrës një vatër zjarri e rënë në një pyll me pisha të larta në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz ka rrezikuar edhe disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u përshkrua nga flakët rreth 1 dynym pyll pishe. Në fshatin Zhabjak, Njësia Administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra, ullishte e pemë frutore. Zjarrifikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin disa banesa në fshatin Zhabjak. Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë këputja e telave elektrikë të tensionit të lartë në këtë zonë të fshatit. Një zjarr ka rënë zjarr në një supërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte në qytetin e  Elbasanit. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe vetëm 1 rrënjë ulliri. Prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: