E Shtunë, 27 Maj 2017

pataVërtetohet prania e gripit të shpendëve në Shqipëri. Ky lajm është bërë i ditur nepermjet një njoftimi nga konsulenti në  Veterinarinë e Epidemiologjisë. Sipas të dhenave thuhet se në rajonin e Ballkanit sëmundja ka prekur tashmë Greqinë, Maqedoninë, Maln e Zi, Serbinë, Bosnie-Hercegovinën, Kroacinë, Bullgarinë, etj. Nga kjo përhapje bie menjëherë në sy që Shqipëria për arsye të panjohura nuk është prekur “zyrtarisht” nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE), Bashkimit Evriopian dhe Autoriteteve Veterinare të vendeve të prekuara rrezulton se Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë pasur vatra të sëmundjes në shpendë të butë dhe të egër në afërsi të liqenve të Prespës, Liqenit të Ohrit, dhe Liqenit të Shkodrës.  Me rëndësi të madhe epidemiologjike paraqitet rasti i gripit A(H5N8) tek Patat e Egra (Anser anser) në Liqenin e Prespës në Greqi më datë 26 janar 2017 dhe rasti me A(H5N5) tek Rosat Kërre (Anas crecca) në Liqenin e Shkodrës në Malin e Zi në datë 12 dhjetor 2016.
Përmes lidhjeve epidemiologjike Shqipëria duhet konsideruar si një vend që është prekur nga gripi i shpendëve, së paku tek shpendët e egër. Ky konfirmim i pranisë së sëmundjes duhet marrë i mirëqenë në baza ekologjike, sepse liqenet e përmendura më lart janë ndërkufitare dhe gjasat e përhapjes së sëmundjes janë të barabarta mes brigjeve të tyre. Në mungesë të një konfirmimi zyrtar dhe programeve konkrete nga autoritetet përkatëse, fermerët duhet të bëjnë kujdes që shpendët e tyre të mos infektohen nga kjo sëmundje e rrezikshme. E vetmja formë efikase për parandalimin e gripit të shpendëve është zvogëlimi i gjasave të kontaktit me shpendët e egër duke mbajtur në kushte të mbyllyra e shpendët e fermës.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: