E Enjte, 27 Prill 2017

gripi stinVdekja e një femije 2-vjecar nga Lezha ndodhur ne datën 17 janar shënon viktimen e pesë të gripit stinor. Rasti i humbjes së jetës së fëmijës ëhstë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas kësaj të fundit thuhet se pacienti B. Z., i datëlindjes 06/05/2014, lindur në Shënkoll, Lezhë, i vaksinuar rregullisht ka humbur jeten për shkak të gripit. Madje ministria sqaron me detaje ecurin e te miturit që nga dergimi ne spital e deri të vdekja e tij. Sipas ministrisë 2-vjecari  ka patur prej një jave klinikë me temperaturë, ethe, kollë. Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14/01/2017 shtrohet në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë. Më datë 15/01/2017 transferohet në Tiranë dhe shtrohet në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”. Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë (nëna, babai, gjyshja, gjyshi) kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin.
Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A.
Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17/01/2017. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë personat e tjere që kanë ndërruar jetë përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: