E Enjte, 19 Tetor 2017

UKTMungesa e energjisë ka sjellë edhe nderprerje të furnzimimit me ujë të pijshëm të disa zonave në periferi të Tiranës. Kështu që sipas një njoftimi të Ujësjellësit të Tiranës, thuhet se, “për arsye të një defekti në rrjetin OSHEE-së, në stacionet e pompimit në Bërxull, Laknas dhe pranë Coca Colës mungon energjia elektrike. Për këtë arsye do të ketë kufizime të furnizimit më ujë të pijshëm në zonën e Yzberishtit, Kodër Kamëz, rruga dytësore  në Autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Mëzes, si dhe në fshatrat Bërxull, Domje dhe Laknas”. Stafi i OSHEE-së dhe UKT-së kanë nisur punene intensive për rikthimin e situatës në normalitet.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: