E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

dritatNjë zjarr ka përfshirë nënstacionin e Kasharit duke djegur  20 fidera të cilat furnizojnë me energji elektrike zonën periferike te Tiranës.
Sipas OSHEE si pasojë e djegies së fidrave pa energji elektrike janë një pjesë e Kamzës, Kashari dhe autostradës në të dyja kahet, Yzberishti deri në Vorë, Mëzes dhe Unaza e Re. “Rreth ores 02.35 ka rënë zjarr në N/Stacionin e Kasharit, duke djegur të gjithë fidrat 20 kilovolt.Zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve, dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit, i cili vlerësohet i përmasave serioze, pasi do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të Nstacionit Kashar”,bën me dije ne një njoftim për shtyp zyra e OSHEE.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: