E Premte, 15 Dhjetor 2017

DSC 0179Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e dy hidrovorëve në rrethin e Kavajës, njëri në Synej dhe tjetri në fshatin Gjeth, i cili ka përfunduar. Ministri Panariti deklaroi se, për këta dy hidrovorë, bashkë me atë të Hamallajt janë investuar shuma të mëdha lekësh dhe investimi ia ka vlejtur, pasi janë sipërfaqe të tëra toke, të cilat shpëtohen nga përmbytja. “Sapo koha na lejojoi, erdhëm për të vizituar hidrovorët dhe tani ndodhemi në Synej, ku hidrovori ndodhet në gjëndje plotësisht funksionale. Në bëmë një ndërhyrje rikonstruksioni në kohë rekord dhe hidrovori funksionoi edhe gjatë situatës së reshjeve”, deklaroi Panariti, i cili shtoi se “ne po ndjekim punimet në të gjithë vendin për mbajtjen në funksion të hidrovoreve dhe pastrimin e kanaleve krysore. Këtu po punohet aktualisht për thellimin e grykës së shkarkimit të hidrovorit Synej, ndërkohë që po hapen dhe 200 metër kanal suplementar për shkarkim ujrash sa më të shpejtë”. Ndërkaq, Ali Kraja, Drejtor i Bordit të Kullimit në Durrës tha se, hidrovori i Syjent ku ndodhemi tani, kullon 500-600 hektarë tokë dhe të tre hidrovorët që mbulon Bordi jonë i Kullimit, jemi në gatishmëri dhe të gjithë punojnë me kapacitet të plotë. Me fondet e saj, Ministria e Bujqësisë, ka investuar së fundmi për rikonstruksionin e plotë të 3 hidrovorëve, ku i Synejt mbulon 500 deri në 600 hektarë tokë, i Gjethit 500 hektarë dhe i Hamallajt rreth 500 hektarë. Në të gjithë këta hidrovorë është bërë remonti kapital i pompave, rikontruksioni i godinës, i sistemit elektrik, si dhe shërbime të tjera, ndërkohë që aktualisht po punohet për thellimin e grykëderdhjes së Hidrovorit të Synejt. Ndërsa për Hidrovorin e Gjethit në Kavajë, me fondin e saj prej 7.5 milionë lekësh, Ministria e Bujqësisë investoi edhe për rrugën e tij me gjatësi 1.2 kilometër, pasi për të shkuar në këtë hidrovor, nuk kishte as rrugë. Rikonstruksioni i godinave ka kushtuar 3.5 milionë lekë, ndërsa shërbime mekakine dhe elektrike, 9 milionë lekë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: