E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

sonila-qatoVendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrezon pjesërisht ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave, nuk ndryshon formulen e re te vlerësimit. Drejtoresha e Agjencise se Trajtimit të Pronave Sonila Qato në një konferencë për shtyp bënë me dije se shfuqezimi i pikes 3 te nenit 5 nuk sjelle asnje pasoje lidhur me metodologjine e vleresimit finaciar te pronave te njohura per kompesim
Sipas Qatos ndryshimi i ndodhur prek aty ku ka ndryshim te zerit kadrasal, pasi prek ato prona te cilat ne momentin e shpronesimit kanë pasur nje zë kadastral të ndryshëm nga sot. Gjithashtu vendimi prek nga 11 mijë dosje që janë në këtë agjenci  për trajtim njohje pronesie pikërish këtë kategori që kërkojnë njohjen e pronesime me ndryshim zëri kadastral.
Gjykata Kushteuese rrëzoi 2 pika të nenit 6 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndërkohë që la në fuqi pjesën tjetër të ligjit, që kishte të bënte me mënyrën e përllogaritjes së kompensimit. Kjo formulë qe pranuar edhe nga Komisioni i Venecias.E vënë në lëvizje nga shoqatat e ish-pronarëve, Gjykata Kushteuese la në fuqi nenin i cili e përllogariste pronën për kompensimin sipas vlerës që ajo ka pasur në momentin e shpronësimit; ndërkohë që rrëzoi pikat 3 dhe 5 të nenit 6.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: