E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

spitallaEdhe pse reshjet e shiur kanë pushuar gjatë ditës së mërkure sërish ka pasur porbleme me furnizimin me energji elektrike. Sipas ministrisë së Energjisë në tensionin e mesëm, numri i fiderave pa energji elektrike është 12. Janë riparuar që prej mesnatës së kaluar dhë vënë në punë fiderat 27 dhe 28 të nënstacionit Kashar duke i dhënë energji zonës së Kamzës. Aktualisht në Tiranë ka problem pjesërisht në Zall Bastar, Vorë, Paskuqan, Valias, Shengjergj, Shkalle dhe Rr.Siri Kodra. Pa energji është dhe një pjesë e fiderit Prezë për shkak të rrëzimit të një shtylle të tensionit të mesëm. Në rajonin e Durrësit vazhdon problematika në Koxhas pasi vazhdon të jetë e pamundur ndërhyrja nga punonjësit e OSHEE-së pas këputjes së përcjellësave në zonën e përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Erzën.  Vazhdon puna në Elbasan për të rikthyer energjinë e munguar pjesërisht në Lunik dhe në zonën e Shezës/Peqin ku janë rrëzuar shtyllat.  Në Rajonin e Beratit ka mungesë energjie në Mbrakull, Bargullas Arrze si dhe pjesërisht Potom e Tomorrice, Pularie Mobileri Kushi Cener Shpk. Në Rajonin e Korçës ka problem pjesërisht në Vithkuq dhe pjesërisht në Miras.  Sa i takon Rajonit të Gjirokastrës vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, buz, Vasjar për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë stakuar për masë sigurie. Në Rajonin Burrel ka problematikë në Cerrujë si dhe pjesërisht Shupenzë. Në Rajonin Shkodër mungon energjia në Vain dhe në Shengjin.  Ndërkohë që nga dhënave paraqitet një situatë e stabilizuar sa i takon niveleve në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës ndërsa vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Firzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: