E Premte, 15 Dhjetor 2017

jUGU PERMBYTJE  22 15Ndërprerja e reshjeve të shiut gjatë ditës së mërkurë duket se ka sjellë përmirësimin e situatatës. Madje edhe prurjet e lumit Vjosë janë ulur duke mos krijuar probleme përmbytjesh në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.  Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të monitorojë situatën në të gjitha qarqet. Sipas emergjencave situata në qytete e vendit është:
QARKU DURRËS
Në bashkinë Shijak nga dalja e Lumit të Erzenit janë përmbytur 20 banesave poshtë urës. Familjet që u rrezikuan u evakuuam nga Qendra Vullnetare e Emergjencave dhe Forcat e Ushtrisë duke u vendosur në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në bashkinë e Durrësit 15 familje nga fshati Rrushkull, njësia administrative Sukth u zhvendosën për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
QARKU TIRANË
Në bashkinë e Kamzës në Njësinë Administrative Paskuqan, mbi fshatin Babrru, ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve.  Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura  ka dërguar efektivët e Batalionit të Xhenios së bashku me mjetet për të normalizuar situatën.
QARKU SHKODËR
Në bashkinë Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytur në Njësinë administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë, por kjo është zvogëluar ndjeshëm gjatë 24 orëve të kaluara.
Në Njësinë Administrative Shosh janë dëmtuar ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj.
Në Njësinë Administrative Pult janë prishur 2 ura, ajo e Boxhsit dhe e Mgullës, dhe nuk kalohet për në fshatrat Plan, Xhan dhe Bruçaj, për shkak se rruga është bllokuar.
Në Malësinë e Madhe në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht ura e Suhës.
Përrroi Sheu i Gjamave në fshatin Vermosh ka dalë jashtë shtratit dhe 5 familje janë evakuuar nga banesat e tyre.
Në Njësinë Administrative Gruemirë është prishur plotësisht ura e Hysajve.
QARKU DIBËR
Në Njësinë Administrative Selishtë, rruga Selishtë-Bufull është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave dhe po punohet nga firma kontraktore për hapjen e saj.
Në fshatin Podgorc, Njësia Administrative Maqellarë vijon puna për riparimin e argjinaturës  mbrojtëse të lumit Drini i Zi.
Në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar të shembë një shtëpi, një urë automjetesh dhe tubacionin e ujësjellësit.
Në bashkinë  e Matit në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz, ka dëmtime të 2 urave prej druri që lidhin 2 fshatra, si dhe është dëmtuar rruga rurale e fshatit Bushkash.
Në fshatin Fushë – Baz problem është ura mbi liqen e cila është dëmtuar në njërën anë dhe rrezikon të shembet.
Në Njësinë Administrative Derjan është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.
QARKU GJIROKASTËR
Aksi rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur karburant “Targa”, qarkullimi vijon të kryehet vetëm në një krah të rrugës për shkak të rrëqitjeve të dherave.
Rruga Kurveleshit vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave ndërkohë po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj.
Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: