E Hënë, 16 Tetor 2017

oskarEshte filmi “Spotlight” ai qe triumfoi si filmi me i mire ne naten e madhe te cmimeve Oskar ne Los Angelos. Historia e treguar nga regjizori Thomas McCarthy evokon akuzen e tmerrshme qe u be publike nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes kundrejt Kishes Katolike. Me fillimin e mijevjecarit te ri e perditshmja amerikane “The Boston Globe” dha nje leksion te madh gazetarie investigative duke nxjerre ne pah abuzimet e prifterinjve pedofile ne dioqezen e Bostonit.  Ne nje ceremoni ku shumica e parashikimeve u konfirmuan, Oskarin per filmin me te mire e rrembeu ai me peshen me te madhe morale. Ne te njejten kohe aspirantet kryesore per Oskarin u vleresuan. Leonardio Di Caprio mori cmimin e aktorit me te mire. Pas 5 kandidimesh per Oskar, DiCaprio u vleresua me ne fund me trofeun e pare ne karrieren e tij artistike. Ne fjalimin e tij pas marrjes se statujes se arte, DiCaprio foli per nje kercenim te madh qe po perballet tashme njerezimi: ndryshimi klimatik
“The Revenant” eshte nje film qe tregon per marredhenien e njeriut me natyren, nje natyre qe ne 2015 duket se po e humbasim sepse me vitin e nxehte qe lame pas ishte e veshtire te gjenim vendet me debore. Ndryshimi klimatik eshte nje fakt qe po ndodh aktualisht dhe perfaqson kercenimin me serioz me te cilin po perballen te gjitha speciet dhe ne na duhet te punojme te gjithe se bashku dhe te mos e shtyjme me si ceshtje. Duhet te mbeshtesim lideret anembane botes te cilet nuk duhet te flasin ne emer te ndotesve te medhenj por ne emer te njerezimit, per femijet e femijeve tane qe do te preken nga e gjithe kjo. Ju falenderoj per kete cmim te mrekullueshem. Le te mos e marrim planetin tone si dicka te mireqene, dhe une nuk do e marr per te mireqene kete Oskar”
Vleresim me Oskar mori dhe Enio Moricone me muziken e filmit The hateful eight’ te Quentin Tarantinos. Mark Rylance rezultoi si aktori me i mire jo protagonist per pjesemarrjen e tij ne filmin “Ura e Spiuneve” me regji te Steven Spilberg. Ndersa aktorja me e mire femer protagoniste ishte Brie Larson per rolin e saj ne filmin klaustrofobik “Room” ndersa aktorja me e mire jo protagoniste ishte Alicia Vikander me filmin kontrovers te gruas se pare trasngener ne histori “The Danish Girl”. Filmi qe mori 6 Oskar mes kategorive teknike rezultoi “Mad Max: Fury Road’.  Kritika dhe Publiku e ngjiten kete film ne Dolby Theater te Los Angelos pikerisht per lojen me te cilen levizin imazhet ne kete film.
Nderkohe pavaresisht emocionit te madh te filmit te pare shqip qe garonte mes 10 kandidaturave per filmat me metrazh te shkurter, “SHOK” nuk arriti te triumfonte. Filmi kosovaro- britanik “Shok”, ku për 21 minuta tregohet historia e miqësisë së dy fëmijëve në kohën e luftës në Kosovë, priste vlerësimin në kategorinë e filmave të shkurtër. Për “Los Angeles Times”, “Shok” ishte favoriti, por çmimi shkoi për “Stutterer”, një film britanik 12-minutësh që tregon historinë e një tipografi me probleme në të folur, i cili mundohet të krijojë një lidhje romantike.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: