E Premte, 15 Dhjetor 2017

vines-e1423696045620Pas 6 muajsh ne koma, eshte ndare nga jeta ne moshen 22 vjec Bobbi Kristina Brown, vajza e Whitney Houston dhe e muzikantit Bobby Brown.

Vdekja ndodhi ne Spitalin e Duluth ne Georhia, struktura e fundit spitalore qe u perpoq te nxirrte nga koma farmakologjike 22 vjecaren, gjendje ne te cilen ajo ishte prej shkurtit te ketij viti. Ne 31 janar e reja u gjet pa ndjenja ne vasken e banjos ne shtepine e saj ne Atlanta ne te cilen jetonte se bashku me shokun e saj Nick Gordon. Qe prej atehere Bobbi Kristina Brown nuk u zgjua me. Detajet e shkaqeve qe cuan te rene ne Koma nuk u bene asnjehere publike ne media. Sipas disa zerave te cituara off the record dyshohet se 22 vjecarja ishte viktime e nje overdoze. Nderkohe qe ne prill, gjyshja e saj, Cissy Houston pohoi se Bobi Kristina kishte pesuar demtime te pakthyeshme te trurit. “Takimi me doktoret me beri te kuptoj se ajo mund te jetoj per gjithe jeten ne keto kushte. Kjo me trishtoi mua dhe vetem besimi ne Zot per ndonje mrekulli mban gjalle shpresen time” – tha ne ate kohe Houston. Fundi i saj i trishte dukej i njejte me ate te se emes, legjendes se muzikes pop Whitney Houston. E ema dhe e bija u afruan me shume me njera tjetren pas divorcit te Whitney-t me muzikantin Bobby Brown ne vitin 2007. “Pakkush e njeh shpirtin e saj te mrekullueshem- ishte shprehur ne nje interviste per te emen Bobby Kristina- ajo nuk ishte per mua vetem nje nene por edhe nje shoqe e vertete.” 22 vjecarja pohonte pak pas vdekjes se te emes se ajo kurre nuk reshte se komunikuari me te dhe se e ndjente pranine e saj. Ndarja rezultoi e veshtire per te, aq sa duket se Bobbi Kristina zgjodhi te shkonte prane nenes se saj per te mos ndare kurre me.

 

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: