E Hënë, 22 Janar 2018

nena-vajza-paundThonj fals, qerpikë fals, një koleksion parukesh, llak si dhe shumë make-up,  një trajtim që ju ndoshta do e lidhnit me një këngëtar apo me një yll të vërtetë. Por jo, ky është trajtimi i bukurisë së 10-vjeçares  Barbie Loveridge që kushton mijëra paund në vit.Nëna e vogëlushes, 29-vjeçarja Samantha Pavey shpenzon më shumë se 350 pound  në muaj, duke insistuar që vajza e saj të duket si një mbretëreshë dhe të jetë pjesë e konkurseve të bukurisë. “Nuk ka rëndësi çfarë një fëmijë ka veshur, këto janë thjeshtë rroba”- ka thënë ajo. Vetëm për një fustan  me të cilin vajza e saj do të  garojë në konkurs, Pavey harxhon më shumë se 300 pound. Të gjitha trajtimet për pamjen e  kësaj vogëlushje, veshjet e ndryshme dhe bizhutë, fshehin  pas një faturë të rëndë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: