E Hënë, 22 Janar 2018

iglezias-droniKëngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias, ka kaluar një eksperiencë jo të këndshme gjatë koncertit në Tijuana të Meksikës. Një incident gjatë performancës së tij, ka bërë që ai për 30 minuta ai të këndojë i gjakosur. Gjithça ndodhi në momentin që Iglesias është përpjekur të kapë në skenë një dron që fluturonte në skenë, ku helikat e mprehta i kanë prerë gishtat. Ndonëse nuk ka pësuar dëmtime serioze, këngëtari është fotografuar në skenë me gishtat dhe bluzen e gjakosur. Vetë organizatori i koncertit shpjegoi se droni përdoret për të realizuar fotografi ajrore dhe ndonjëherë Enrique e kap atë për të realizuar foto nga afër, por ngjarja shkoi keq. Pavarësisht kësaj, Enrique ka vazhduar të këndojë për 30 minuta pas dëmtimit, ku gjakderdhja ka vazhduar përgjatë gjithë kohës. Ai u transportua më pas në spital, ku po merr mjekimin e nevojshem.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: