E Hënë, 22 Janar 2018

kycet-parsiParisi do të heqë kycet e vendosur simbolikisht nga çiftet në një prej urave kryesore të kryeqytetit Francez.

Të vendosësh një dry në Pont des Arts dhe të hedhësh celsin në lumin Senë është kthyer në një traditë turistësh gjatë viteve të fundit. Por nje pjesë e urës u shemb për shkak të peshës vitin e shkuar. Zyrtarët parisien kanë deklaruar se të gjithë kyçet do të hiqen që prej ditës së hënë për shkak të rrezikshmërisë që shkaktojnë. Rreth 1 milion prej tyre, të cilët peshojnë 45 ton, pritet të hiqen nga ura. Rrjeta e hekurt e Pont des Arts, e cila daton në 1804-ën do të ndërrohet me panele transparente gjatë vitit. Kryebashkiaku i parisit, Bruno Julliard deklaroi se ata dëshirojnë ende që Parisi të mbetet kryeqyteti i dashurisë dhe romancës ndaj do të shtyjnë njerzit të shprehin dashurinë e tyre në mënyra të tjera. Deklarata e këshillit kryeqytetas deklaroi se kjo traditë ka shkaktuar dy problem të mëdha, dëmtime të trashëgimisë dhe rrezikshmëri të sigurisë së vizitorëve, e për këtë arsye duhet të marrë fund.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: