E Dielë, 25 Qershor 2017

Rreth nesh

UFO Education, i lindur pas blerjes së frekuencave të televizionit Teuta të qytetit të Durrësit në vitin 2007, ishte risi në tregun mediatik shqiptar, për vetë faktin se ishte i pari televizion, i cili në thelb të tij kishte përcjelljen e një informacioni tjetër, të natyrës edukative.
Në këtë mënyrë, UFO Education u bë i pari televizion, i cili i dedikohej tërësisht edukimit dhe arsimit, duke qenë se lindi si një media përfaqësuese e universitetit jo publik më të madh në vend, “UFO University”, tashmë “Albanian University”.
Në programacionin fillestar të këtij televizioni, u përfshinë emisione me karakter informues rreth arsimit, por edhe materiale edukuese. Një prej projekteve kryesore, i cili u përsërit për disa vite rrjesht, ishte emisioni “Drejt Universitetit”, në të cilin një sërë mësuesish të përkushtuar, filluan të shpjegojnë hap pas hapi programet me pyetje nga lëndët e Maturës Shtetërore.
Emisioni, i shërbeu mjaft mirë, jo vetëm maturantëve të interesuar për të vazhduar studimet e larta, përmes programit të MASH, por edhe vetë televizionit i cili fitoi nje status të vetin në tregun mediatik shqiptar. Gradualisht nisën nje seri emisionesh te cilat ruajtën fokusin e tyre tek të rinjtë dhe objektivat e tyre studimore.
Në vazhdën e këtyre emisioneve mund të përmendim edhe UFO QUIZ, ku maturantët garonin përmes dijeve të tyre për të fituar bursa studimi në degë të ndryshme pranë UFO University;
UFO Kult, një tjetër emission, me fokus zhvillimet më të fundit nga kultura dhe bota e showbizit shqiptar dhe të huaj;
UFO Forum, u bë arena e debatit akademik, ku pedagogë, studentë dhe personalitete të fushave të ndryshme në vend, diskutonin rreth çështjeve të ndryshme.
Por, ndërkaq UFO Education, nuk mbeti vetëm në linjën edukative dhe në shërbim të universitetit pasi programacioni i tij u pasurua më tej, me emisionin e mëngjesit, i cili ishte pjesë e informacionit përmes aktualitetit. Në kuadër të të cilit ishin edhe edicionet informative.
Në 2010, televizioni ndryshoi imazhin e tij së bashku me emërtesën nga UFO Education në UTV News. Tashmë në boshtin e tij si televizion qëndronte përcjellja e informacionit më të fundit për të gjithë shikuesit. Serioziteti, vërtetësia dhe cilësia janë motoja e punës e një stafi profesionistësh të kualifikuar. Për prodhimet që zgjojnë interes për të gjitha moshat, falë larmishmërisë së programeve, UTV News, shfrytëzon një teknologji moderne si dhe mendjet inovative të stafit të ri por te talentuar.
I ngritur falë një pune të perbashkët, me mision paresor edukimin, një vlerë tashmë e ndërkombëtarizuar e këtij televizioni, UTV News, vazhdon këtë mision, por në një formë tjetër, përmes emetimit të informacionit në të gjitha ngjyrat e aktualitetit: politike, sociale, ekonomi dhe kulture. Nisma e këtij televizioni mund të konsiderohet misionare, duke përmbushur informimin dhe formimin e një audience të gjerë, në një kohë të ndryshimeve të rëndësishme që perjeton vendi dhe që domosdoshmërisht shoqërohet me nevojën e formimit kulturor si një kërkesë që vjen nga nevojat e publikut për t’u shqyer me informacion cilësor. UTV News është gjithashtu një ndër televizionet që ka përmbushur me më shumë përpikmëri një nga kriteret e Komisionit Europian; atë të krijimit të hapësirave edukativo-informuese, tanimë jo vetem në Tiranë por edhe në  Elbasan, Durrës dhe Korçë në cilësinë e qyteteve universitare.
“UTV (Universitet dhe Televizion), jo thjesht një ekran por një dritare drejt së ardhmes”.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: