E Hënë, 16 Tetor 2017

hashim-tHACIKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se institucionet e vendit me asnjë kusht nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa përpjekjet për këtë qëllim i ka cilësuar si një agresion i Serbisë. Në një intervistë për RTK-në, ai ka folur edhe për veriun, ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë asnjëherë bisedime për ndonjë status të veçantë. Më herët kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë komentoi planet serbe për të mbajtur zgjedhjet, si ato lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme edhe në Kosovë.
Kryeministri kosovar tha se pretendimet e Beogradit bien ndesh me ligjet e Kosovës, normat me të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës si dhe me vetë rezolutën 1244.

RULI-MEDIUMinistri i Bujqësise Genc Ruli dhe Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu kane qenë pjesë e një takimi ndërministror në Mal të Zi ku është diskutuar për parandalimin e përmbytjeve. Në këtë takim janë prezantuar studime mbi situtatën ujore në zonat e nën Shkodrës dhe Ulqinit për përmirësimin e infrastrukturës ujore. Në fjalën e tij ministri i mjedisit Fatmir Mediu tha se tashme te dy vendet Shqiperia dhe Mali i Zi po punojne se bashku per te mos lejuar katastrofa te tjera ujore.

Më shumë...

Faqe 505 nga 505

505
Tjetra
Fund

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: