E Enjte, 27 Prill 2017

vucicIsh nacionalisti dhe ish ministri i regjimit te Miloshevic, tashme i konsideruar si reformator liberal, Aleksander Vucic, kandidati i Partise Konservatore fitoi zgjedhjet presidenciale ne Serbi me 57% te votave. Filoeuropeist, por njeheresh edhe prane Moskes, Vuçiç i cili mbajti per tri vite detyren e kryeministrit  duket se gezon pelqimin edhe te Angela Merkele po sa dhe te Vladimir Putin.  Pas shpalljes se rezultatit, Vucic dha kete mesazh perpara mbeshtetesve te mbledhur ne seline e partise se progresit:
“Per mua keto zgjedhje jane te rendesishme sepse kane konfirmuan nje pjesemarrje  te gjere te votuesve ne Serbi dhe synojne te cojne vendin perpara drejt BE-se, duke ruajtur paralelisht marredhenie te rendesishme me Kinen dhe Rusine”
Sfidanti i saj kryesor, Sasa Jankovic, avokat, aktivist i te drejtave te njeriut, kandidat i pavarur arriti te siguroje vetem 14% te votave. Ndersa i treti u rendit me 9% te votave kandidati satiric  25 vjecar Luka Maksimovic, i njohur si nje figure antisistem qe u perfshi ne gare per shaka ndersa pas shpalljes se rezultatit imitoi kandidatin fitues duke ofruar nje spektakel me fishekzjarre.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: