E Shtunë, 27 Maj 2017

haradinaj-3Lirohet kreu i AAK Ramush Haradinaj, por me kusht. Gjykata e Colmerit në Francë ka vendosur lirimin me kusht të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Lajmin e ka konfirmuar avokati i Haradinaj, Arianit Koci. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj nuk do të largohet nga Franca. Çdo dy javë ai do të duhet të paraqitet tek autoritetet. Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dorëzuar të martën organeve të drejtësisë në Francë kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Me kërkesën për ekstradim organeve franceze të drejtësisë i është dorëzuar edhe dokumentacioni përcjellës i përkthyer në gjuhën frënge në bazë të të cilit “drejtësia franceze do të vendos nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat për ekstradim të Haradinajt në Serbi”.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: