E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

indomeniNe Idomeni eshte rritur tensioni mes emigranteve dhe forcave greke te rendit nderkohe qe autoritetet e Athines po perqiqen te transferojne mijera persona ne baze te marreveshjes se arritur mes BE-se dhe Turqise. Situata eshte nderlikuar  per shkak te informacionit fals te perhapur mes refugjateve se do te hapej te dielen kufiri me ish republiken jugosllave te Maqedonise tashme i mbyllur prej javesh me qellim qe refugjatet te vazhdonin rrugetimin e tyre.
“Nje dite me pare nje grua lindi ne kamp, dhe para saj kishte pasur nje lindje tjeter”- tregon Hana, nje vajze siriane me origjine nga Damasku- “ Femija eshte 12 ditesh dhe jeton ne kushte qe nuk do t’ja uroja askujt. Eshte e parpanueshme. Jemi qenie njerezore dhe kemi te drejta. Ja perse ne do te vazhdojme te protestojme nga sot e ne vijim derisa te hapet serish kufiri” – thote ajo.
Ne territorin grek ndodhen aktualisht me shume se 50 mije e 200 emigrante sipas qeverise se Athines. Afro 11 mije kane mbetur prej javesh te bllokuar na kampin e perkohshem te Idomenit. Deri me tani numerohen vetem qindra refugjate qe jane trasnferuar ne hot-spotet e vendit nga ku do te kthehen mbrapsht ne Turqi.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: