E Martë, 27 Qershor 2017

emigrante kufiIsh Republika Jugosllave e Maqedonise mbyll kufirin me Greqine duke lejuar kalimin e nje numri te reduktuar emigrantesh siriane dhe irakiane por duke bllokuar te gjithe refugjatet afgane. Vendimi rendon edhe me shume krizen migratore ne shpatullat e Greqise ku refugjatet kane mbetur te bllokuar ne kufi.
“Cdo dite 100 deri ne 200 persona siriane dhe irakiane kalojne kufirin por afganet nuk mund te kalojne” – tregon nje emigrant qe ka mberritur nga Afganistani. Venedet e Ballkanit dhe Austria po reduktojne ne menyre drastike numrin e pranimeve per azilkerkuesit. Viena e ka cuar tashme ne 80 kerkesat e pranuar cdo dite nderkohe qe fluksi arrin ne 3200 persona. Keta te fundit lejohen te kalojne tranzit drejt Gjermanise. Nderkohe qe ne ish republiken jugosllave e Maqedonise nje kamp refugjatesh  ngritur me financimet e OKB-se ka mbetur bosh, duke ngjallur dhe nje seri akuzash nga vendet e tjera. Ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maizier shigjetoi prirjen qe po verehet ne vendet te cilat kerkojne te zgjidhin problemin e refugjateve duke shkarkuar barren ne shpatullat e Gjermanise. Ne te njejten kohe Austria ka njoftuar qe prej dites se sotme nje kontigjent shtese prej 450 ushtarakesh jane vendosur ne kufi. Masa e mesiperme con ne 1450 numrin e efektiveve dhe rezervisteve te mobilizuar per te ruajtur kufinjte austriake. Sipas policise greke, rreth 1 mije persona kane mbetur te bllokuar ne kufi teksa mbi 4 mije persona kane mbetur ne pritje ne autobuzet e drejtuar nga kufiri. 

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: