E Shtunë, 23 Shtator 2017

delawieRifillimi me gaz lotsjellës të punimeve në Parlamentin e Kosovës ka sjelle edhe reagimin e ambasadorit te Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Ai është shprehur i zhgënjyer për këtë dhe ripërsëriti kërkesën për dialog me forcave politike.
“Para dy ditësh kremtuam ditëlindjen e Kosovës dhe është zhgënjyese që sot shoh se ka njerëz që duan të rrezikojnë demokracinë në Kosovë. U bëj thirrje të gjitha partive të ndryshojnë qëndrimet e tyre, të përpiqen të punojnë që nëpërmjet dialogut t’i japin fund kësaj krize politike. U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin fjalorin nxitës siç janë “tradhtarë” apo “qyqarë”, që vështirësojnë dialogun dhe zhvillimin e Kosovës sipas nëvojës dhe dëshirës së qytetarëve”, u shpreh ambasadori Delawie.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: