E Hënë, 16 Tetor 2017

gazi1okDy ditë pas festimeve dhe protestave të 8-vjetorit të pavarësisë, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë plenare ku spikaten tensionet politike brenda dhe jashtë sallës, jashtë  dhe brenda godinës se  Parlamentit ishin dislokuar një numër i madh forcash policore dhe forcash te sigurise, megjithate kjo nuk e pengoi opoziten ,që të lëshonte plot 3 here gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, ndërkohë që pati edhe përleshje fizike në sallë.
Por pavarësisht gazit lotsjellës në sallë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli vazhdoi seancën duke lexuar deklaratën e rezolutës me anë të së cilës Kuvendi kundërshton dënimin e disa ish-eprorëve të UÇK-së nga ana e Serbisë.
Pas miratimit të kësaj rezolute, Veseli mori vendimin qe fillimisht 9 deputete te Opozites te perjashtoheshin nga séance e sotme per shkak se me sjelljen dhe veprimet e tyre pamundesuan zhvillimet e séances plenare. Ky numer u rrit pak kohe me vone ndersa policia e Kosoves nisi arrestimet ndaj disa prej deputeteve te perjashtuar.
Lidhur me ngjarjet reagoi zv.kryeministri Hashim Thaçi. Ai tha se Veprimi i sotëm është kundër perspektivës europiane të Kosovës, . Thaci e ftoje opozitën për përgjegjshmëri dhe sjellje etike.
Ndërkohë, kreu i Nismës, Fatmir Limaj ripërsëriti kërkesat e opozitës, ku kryesorja është ajo për zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është sulmuar me vezë brenda rrethimit të Kuvendit, nga dy persona. Ende nuk dihet se si kanë arritur këta sulmues ta çajnë rrethimin e policisë dhe të depërtojnë brenda oborrit të ndërtesës. Pas sulmit, dy agresorët janë arrestuar nga policia.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: