E Hënë, 22 Janar 2018

unescojaKomiteti Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, UNESCO, shqyrton këtë të shtunë kërkesën e Kosovës për anëtarësim. Për të kaluar këtë fazë, Kosovës i duhen votat e 29 anëtarëve, nga 50 që janë gjithsej. Më pas, procedurat e anëtarësimit kalojnë në një tjetër fazë, kur Komiteti Ekzekutiv rekomandon anëtarësimin e Kosovës në konferencën e përgjithshme, që mbahet në muajin nëntor. Kosova ka aplikuar këtë vit për të qenë anëtare e UNESCO-s. Kjo betejë konsiderohet e vështirë për shtetin e ri, pasi përballë ka një lobim të ashpër të Serbisë, e cila vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare.Në këtë fazë, që shënon edhe veprimet përfundimtare, nevojiten 2/3-tat e votave të 195 vendeve anëtare.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: