E Hënë, 22 Janar 2018

boshartNese nje vend ka demokraci kete e tregon se sa e lire është media. Ky është mesazhi i dhene nga ambasadorit Bernd Borchardt kryetari i prezencen se OSBE n ne forumin per zhvillimin e medas në 2017. Ky aktivitet kishte si qëllim lehtësimin e dialogut profesional ,mmbi temen e  lirise, mbrojtje, privatesia, prespektiva e zhvillimit te veterregullimit te medias
"Ky është viti i tretë që ne organizojmë këtë tryezë të rrumbullakët dhe unë jam i lumtur të shoh se kjo platformë ndërveprimi social po bëhet traditë. Liria e medias është tregues i një demokracie të qëndrueshme. Media është përgjegjëse për respektimin e standardeve, për cilësinë dhe objektivitetin dhe cilësinë e raportimeve të saj. Lajmet e rreme (fake news) janë sfida më e re e lirisë së medias. Ato dëmtojnë besueshmërinë e medias dhe krijojnë shtresa të ndryshme shqyrtimi. Kjo krijon një presion shtesë në punën e gazetarëve. E vetmja përgjigje e mundshme për të është raportimi i bazuar në fakte, verifikimi dhe dallimi i qartë midis raportimeve, opinioneve dhe komenteve. Nëse ky dallim humbet, besimi te media bie – ju humbisni besueshmërinë e publikut. Gazetarët mundet vetëm të dyfishojnë përpjekjet e tyre për kontrollin dhe ballafaqimin e fakteve për të arritur raportim cilësor", u shpreh ambasadori.
Kryetarja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin është ndalur te puna e gazetarve duke vene theksin se një numër i madh i tyre nuk kanë kontrata pune ne media.
“Fatkeqësisht ka shumë gazetarë në Shqipëri që vazhdojnë të punojnë pa kontrata dhe kjo për një shoqëri demokratike, për gazetarët dhe aktivitetin e tyre është krejtësisht e papranueshme. Media nuk është biznes si bizneset e tjera edhe kur flasim për mediat private. Ne sigurisht që kemi interesa dhe pika të përbashkëta dhe një ndër to mbetet informimi i plotë i audiencës.”
Nderkohe per lirine e medias eshte ndalur edhe Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi
Ky aktivitet mori jete nga Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e Grupit të Partnerëve të Medias: Institutin Shqiptar të Medias, Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë, Autoritetin e Medias Audio-Vizuale,  si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Këshillin e Evropës.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: