E Premte, 21 Korrik 2017

ramaTani që ka marrë timonin e qeverise vetem, duke fituar me 74  deputete ne zgjedhjet e 25 qershorit, tani kryeministri Edi Rama deri sa të dekretohet qeverisja e re ka nisur punen nepermjete rrjeti social FB por edhe faqeve zyrtare ne internet. Rama ka lancuar platformën online të bashkëqeverisjes “Me ty për Shqipërinë që duam”.
Në adresën http://shqiperiaqeduam.al/, qytetarët do të kenë mundësinë të informohen mbi shërbimet, të japin opinione të denoncojnë mbi problemet që i shqetësojnë, të ofrohen për të kontribuar apo të prezantojnë dhe nisma konkrete.
Në prezantimin e platformës “Shqipëria që duam” në faqen online, thuhet se kjo është një platformë e hapur komunikimi e ndërveprimi me qytetarët që do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush. “Qeveria e re do të jetë në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm që së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, që nga bulevardi i Tiranës deri në çdo skaj të vendit. Shqipëria që duam është mbi të majtën e mbi të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare. Të vetëdijshëm për barrën e madhe të përgjegjësisë që na u besua, qeveria e re do të bashkëqeverisë me njerëzit e zakoshëm të këtij vendi në një përpjekje shqiptare, të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë më të mirë ” nënvizohet me faqem shqiperia qe duam. Në këtë faqe cdo qytetar mund te zgjedh ministrine dhe instiucionin ne varësi për të denoncuar cdo rast korrupsioni.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: