E Enjte, 14 Dhjetor 2017

sakjaNë një situatë kur të gjithë i kanë kërkuar doreheqjen pas humbjes se thelle ne zgjedhjet parlamentare, i vetmi lajm i mire për kryetarin e opozitës Lulzim Basha është fitorja e PD në zgjedhjet për kryetar bashkie te Kavajës. Pas gati gjatë vitesh PD rimerr bashkinë duke triumfuar në zgjedhjet e pjesshme vendore kandidati i djathte Isa Sakja. Menjehere pas daljes se rezultateve kryedemokrati Basha e ka cilësur si nje lajm te mrekullueshem fitoren e Sakjes.
"Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajes", deklaron Basha. gjithashtu kryedemokrati ka bër një urim edhe per qytetaret e Kavajes dhe nje mirenjohje te thelle per demokratet e ketij qyteti.
"Urimet e mija me te perzemerta qytetareve te Kavajes per kete ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave! Mirenjohje te thelle demokrateve te Kavajes dhe Kryetarit Sakja per kete fitore ogurbardhe! Nga Kavaja heroike e qendreses, perballjes dhe fitores do te nise ringritja e Shqiperise. Zoti e bekofte Kavajen e Lirise dhe Demokracise", shprehet kryetari i PD Lulzim Basha ne mesazhin e urimit per fitoren e PD ne bashkine e Kavajes.  Për zgjedhjet e pjesshme vendore ne kete qytet ishin perballë njeri tjeter Isa Sakja i PD, Dorjan Murati I PS si dhe Maksim Kona i LSI. Pas përfundimit te numrerimit te kutise se fundit mes dy rivaleve poltike Skajas se PD dhe Muratit te PS pati një shtrengim duarsh ku s'ka munguar as urimi per kryetarin e ri te Bashkisë së Kavajes.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: