E Martë, 22 Gusht 2017

zguri-3-655x356Kryetari i KQZ-së Klement Zguri doli në një deklaratë për shtyp për ti bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg çdo lloj incidenti të mundshëm që ka të bëjë me procesin zgjedhor.
Gjithashtu i bën thirrje institucioneve të marrin masa për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm. KQZ është i vendosur të zbatojë Kushtetutën dhe garanton zgjedhësit se procesi elektoral po monitorohet në të gjithë territorin e vendit. KQZ ka një apel dhe për liderët politikë: Të respektojnë nenin 77 të Kodit Zgjedhor për heshtjen zgjedhore.
“Nuk kam urdhër për të ndaluar fjalën apo fjalimet e politikanëve shqiptarë kushdo qofshin ato” tha ai.Zguri shpjegoi dhe arsyen pse u detyrua te bente deklaraten
“Procesi relativisht po shkon mirë madje shumë mirë por për shkak të disa parregullsive, më duhej që në emër të KQZ të dilja për ti kujtuar personave që merren me administrimin e zgjedhjeve se duhet ta kryejnë detyrën sipas ligjit”

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: