E Hënë, 16 Tetor 2017

Luan-ramaNe mes te fushates elektorale dy partitet e koalicionit qeverises vijojne te ashpersojne gjuhen ne drejtim te njera tjetres. N/kryetari i LSI-së, Luan Rama, akuzoi Kryeministrin Rama se po stigmatizon marrëveshjen politike PS-LSI. Sipas tij, Rama po mashtron, falsifikon dhe manipulon opinionin publik, për të fshehur përgjegjësitë e veta si kryeministër. LSI refuzoi akuzat e Edi Ramës i cili e ka pranuar hapur se i është dashur të lëshojë drejtori të ndryshme në këmbim të votës së aleatëve për reformat. Luan Rama flet për stigmatizim të marrëveshjes politike PS-LSI nga ana e Kryeministrit, për të cilin thotë se po mashtron opinionin. U desh të pyetej dy herë përse LSI vijon të qëndrojë në qeveri me një aleat të tillë, që Luan Rama të jepte këtë përgjigje. I pyetur nëse LSI do të marrë pjesë në festimet e 26 vjetorit të PS-së, Luan Rama tha se nuk kishte marrë ndonjë ftesë, ndërsa tregoi si do ta festojë ditëlindjes e partisë në të cilën bënte pjesë më parë. Katër vjet pas ndarjes nga demokratët, kishte harruar se më parë, në të njëjtën ditë me atë të PS-së, festonte edhe ditëlindjen e Lulzim Bashës.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: