E Shtunë, 27 Maj 2017

anetaretAshtu sic edhe politika është në krizë dhe e percarë kjo situatë tashmë është krijuar edhe ne instiucionin kryesor, Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.Tre anëtarët e ketij komisionin Hysen Osmanaj,Klement Zguri,Vera Shtjefni janë në të njëjëtn linjë si opozita dhe deklarojnë se afati i fundit i regjistrimit të listave ishte 28 prilli në mesnatë dhe jo 29 prilli. Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë në media mëngjesin e së hënës 1 maj 2017 ata akuzojnë kryetarin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, Denar Biba se ka tejkaluar kompetencat.
Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), informojnë opinionin publik se deklaratat e KQZ të ditëve të fundit (datat 29 dhe 30 prill 2017) nuk përfaqësojnë asnjë vendimarrje të KQZ. Ato janë qëndrime personale në kundërshtim më misionin e KQZ-së, si organi më i lartë shtetëror, i ngarkuar nga ligji zgjedhor për administrimin e zgjedhjeve, si edhe jane tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi.
"Në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, përmes një deklaratë të dytë (dt 30.4.2017), kryetari i KQZ shpik norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh. KQZ nuk mund të krijojë apo ndryshojë afatet ligjore zgjedhore që i ka caktuar Kodi Zgjedhor përmes deklaratave por duhet vetëm t’i zbatojë ato Shprehim shqetësim të thellë që këto qëndrime të përsëritura po kompromentojnë misionin e KQZ duke i dhënë KQZ, një pozicion partizan, të anshëm, në shërbim të mazhorancës politike aktuale. Nëse vazhdohet me këto qëndrime KQZ rrezikon të dëmtojë rëndë procesin zgjedhor", shprehen tre anetaret e Komisionit qendror te zgjedhjeve.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: