E Shtunë, 27 Maj 2017

ministria-e-jashtme-768x426Vendimin e gjykates së Komlarit ne Francë, e cila ka lënë të lirë Ramush Haradninajn duke rrezuar në këtë mënyrë Serbine për ta ekstraduar në këtë shtet, kanë ardhur edhe ragimet nga politika shqiptare. Që nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD, Lulzim Basha, si dhe ministria e jashtme e Shqipërisë e kanë cilësuar si vendim të drejtë lirimin e kreut te AAK.  Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, Rama uron ish-kryeministrin e Kosovës, duke e quajtur atë fitmitar. “Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. Krenar për UÇK, e drejta vonon po muk harron”, shkruan Rama në FB.
Ndërsa kreu i opozitës vendimin e gjykatës së Francës si drejtësi e plotë. "Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik". shkruan Basha ne deklaraten e tij. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e përshëndeti vendimin e gjykatës franceze dhe përcolli urimet vëllazërore për të gjithë popullin e Kosovës duke u shprehur se: “Drejtësia vonon, por nuk harron! Mirë se të vish në atdhe Ramush Haradinaj!”.
“MPJ e konsideron vendimin si një fitore të të vertetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat, që në krye të herës kane synuar të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës, dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit”, thuhet në njoftim.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: