E Martë, 22 Gusht 2017

metaaPas dështimit te nderhyrjes së negociatorëve të huaj për të zgjidhur krizën e thelle politike në vendin tone e cila po shkon drejt një kolapsi, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka bërë një tjeter hap për ti hapur driten jeshile arritjes së një marreveshje. 

Meta ka thirrur në një takim partite parlamentare, per t’i informuar mbi bisedimet e se martes me negociatoret e huaj. Ne kete takim nuk ka marre pjese asnje perfaqesues i opozites. Ky vendim u mor nga drejtuesit e partive te koalicionit te djathte, ne nje takim ne seline blu ne oren 18.00. Kreu i PAA Agron Duka shkoi vete ne kryesine e kuvendit per te informuar kryetarin Meta lidhur me vendimin e partive te koalicionit opozitar per te mos marre pjese ne takimin e partive parlamentare. Pas përfundimit te takimit, kreu i Kuvendit nuk lodhet duke i përsëristur sërish ftesën opozitës të bëhet pjese e e zgjidhjes së krizës. Teka është shprehur se është për të ardhur keq që opozita barazon dialogun me ultimatumin
Por në këtë situatë kryeparlamentari nuk ka humbur shpresat se mund të arrihet një marreveshje politike edhe pse deshtuan negociatat me Flekenshtein si dhe McAllister.
Meta sqaron duke perdorur deri diku edhe ironine, se opozitës i janë bërë shumë oferta dhe i kerkon asaj të hyjë në zgjedhje
Ndërsa Kodin zgjedhor e ka cilësuar si një kod të mallkuar
Ne tryeze ishin te pranishem Ilir  Meta dhe  Luan Rama si perfaqesues te LSI, Shpetim Idrizi dhe Mesila Doda ne emer te PDIU, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla per PS, kreu i Libras Ben Blushi dhe Dhimiter Muslia si perfaqesues i Partise Kristiandemokrate.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: