E Martë, 22 Gusht 2017

knutEurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister vijnë sot në Tiranë, në përpjekje për të sjellë normalitetin politik në Tiranë. Dy negociatorët do të ulen në tyrezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës. Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën. Në orën 15:00 ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën.
Në orën 16:00 David McAllister do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu. Nga ky takim do të varet shumë në lidhje me zgjidhjen e krizës pasi mbetet për t’u parë qëndrimi i europarlamentarëve për sa i përket kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: