E Shtunë, 23 Shtator 2017

kom ligjEdhe pse ne mungese te opozites, debatet nuk munguan ne komisionin parlamentar te ligjeve ku ne rend te dites ishin ndryshimet ne ligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike. Në praninë e përfaqësuesve të ministrisë së drejtësisë, ministrisë së brëndshme, dhe përfaqësuesve të EURALIUS dhe OPDAT, debati u perqendrua tek percaktimi i kompentences per dhenien e lejes se pergjimeve, kompentece qe aktualisht i takon kryeprokurorit e qe socialistet kerkuan qe t’i kalonte kryetari I gjykatës së posacme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nje strukture e cila nuk eshte krijuar ende per shkak te moszbatimit te ndryshimeve kushtetuese ne sistemin e drejtesise.  Pavarësisht debateve të shumta, ky komision, miratoi nen për nen ndryshimin e ligjit përvec pikës ku theksohet se cili institucion do të japë lejen për të nisur një përgjim

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: