E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

parlamokSot pasdite pritet te mbahet raundi i pare i votimit per Presidentin e ri. Ne seance nuk do te kete asnje emer kandidati pasi PS dhe LSI kane rene dakord te perzgjedhin nje emer sa me te pranuar edhe nga opozita, ndonese ato i kane votat e mjaftueshme per miratimin e presidentit. E teksa opozita eshte jashte parlamentit, ky raund i pare do te digjet pa prodhuar asnje rezultat. Séances do t’i paraprije nje mbledhje e komisionit parlamentar te ligjeve ne oren 17.00, e cila zyrtarisht duhet te formalizoje kalimin ne séance te kandidaturave per president. Sipas kushtetutes, per zgjedhjen e presidentit te republikes jane ne dispozicion 5 raunde votimi ne kuvend. Ne 3 raundet e pare nevojiten 84 vota per zgjedhjet e presidentit, ndersa ne 2 raundet e fundit mjafton nje shumice e thjeshte prej 71 votash per te patur emrin e kreut te shtetit. Ne rast deshtimi te te 5 raundeve, kushtetuta parashikon shperndarjen e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve te parakoheshme.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: