E Martë, 22 Gusht 2017

parlamSot për politikën shqiptare është prova e dytë për vettingun. Parlamenti mblidhet sot pasdite në seancë të jashtëzakonshme për të votuar kandidatët për dy komisionet e reja ad-hoc që përzgjedhin anëtarët e organeve të vettingut.

Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita. Pritet që maxhoranca të votojë 9 anëtarët e saj, pasi opozita nuk do të jetë e pranishme. PS dhe LSI ende nuk kanë dorëzuar propozime e tyre, ndërsa mësohet se PDIU ka propozuar Mesila Dodën dhe Tahir Muhedinin. Ndërkohë nesër Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: