E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

bashaPer kreun e Partise Demokratike Lulzim Basha arrestimi i 18 efektiveve te policise dhe doganiereve te Qafe-Thanes eshte nje prove e pakontestueshme e vertetesise se akuzave qe opozita prej kohesh ka artikuluar ne publik per perfshirjen e shtetit ne trafikun e droges. Ne diten e 59-te te protestes kryedemokrati Basha ne nje takim ne cader me perfaqsues te biznesit, i kerkoi prokurorise pasi e pergezoi per kete aksion, qe te coje me tej hetimet duke kerkuar arrestimin e ish ministrit te brendshem Saimir Tahirit.  
Lulzim Basha ka akuzuar qeverine per zhvatje te cdo kacidheje te mundshme nga xhepat e shqiptareve teksa nuk eshte kursyer ne etiketime akuzuese kur shtetin qe kryeministri Rama deklaron se e ka ndertuar ne keto 4 vite, kreu i opozites e konsideroi literalisht si “shtet leshi”
Basha ironizoi dhe me kerkesen e kreut te qeverise Rama per realizimin sa me te shpejte te Vettingut, pasi sipas tij Vettingu i Rames eshte vendosur ne sherbim te bandave dhe krimineleve.
Ne diten e 59-te te protestes kreu i opozites shprehu vendosmerine per te mos u terhequr nga kushti i qeverise teknike si kusht qe nuk i perket nje force politike sikurse u shpreh por eshte kerkese e shqiptareve, vullneti i te cileve do respektohet deri ne fund nga PD- sikurse deklaroi Lulzim Basha.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: