E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

sigmar-gabrielI qarte dhe pa dorashka diplomatike eshte treguar ministri i Jashtem Sigmar Gabriel teksa i eshte pergjigjur interesit te gazetareve per ngercin politik ne Shqiperi. Gjate konferences se perbashke me homologun e tij shqiptar, ne seline e ministrise se Jashtme ne Tirane, ndalesa e pare e vizites zyrtare te Gabriel ne Shqiperi, ai e cilesoi si te papranueshme largimin e opozites nga parlamenti duke kerkuar kthimin e saj ne detyren per te cilen e ka votuar populli. Gabriel i beri thirrje  opozite te lere bojkotin dhe se qeverine mund ta largojme vetem me votat e popullit.
"Tani për fat të keq, me shqetësim të madh, madje pa e kuptuar mjaft mirë, konstatojmë se reforma e drejtësisë është duke u penguar. Askush në Europë kam përshtypjen nuk e kupton si duhet këtë, pikërisht faktin që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin. Në vendin tim dhe në Europë kjo është diçka plotësisht absurde, që parlamentarët, deputetët e zgjedhur refuzojnë të bëjën punën e tyre në parlament.Në vend të kësaj ata mblidhen në çadër duke realizuar një lloj opozitë përkundër parlamentetit anëtarë të së cilit vetë janë.Kjo është një rrethanë që ne nuk mund dhe nuk duam ta pranojmë. Është absurde dhe për shkak se pas pak javësh do të kemi zgjedhjet në Shqipëri dhe rasti më normal do të ishte që nëse deputetët nuk janë të kënaqur me atë çka realizon një qeveri ta anatemojnë këtë në kuadër të fushatës elektorale.", u shpreh Gabriel.
Me tej  Gabriel  theksoi se  mbeshtet Shqiperine ne rrugen e saj drejt BE duke u shprehur se  opozita duhet te punoj fort per te ardhur ne qeveri, ne te kundert ministri i jashtem gjerman u shpreh se cdo rruge tjeter do sherbente per ta larguar vendin nga BE
Ministri Gabriel hodhi dyshime se protesta e opozitës bëhet nga frika e reformës në drejtësi

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: