E Enjte, 27 Prill 2017

bert-koendersNë një kohë kur situata politike në vend është e përfshirë nga kriza dhe kur cështja e vettingut ka ngecur ne vend numëro ministri i jashtëm i Holandës Bert Koendersi ka dhene nje mesazh të qartë politikanëve shqiptare, duke i këshilluar ta përfundojnë sa më shpejte. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Ditmir Bushati,  kryediplomati i Holandes vuri theksin gjithashtu edhe te dialogu per zgjedhje të lira e të ndershme.
Por edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me nje deklaratë me nenkuptim që i drejtohet opozitës u shpreh se politika duhet te ndahet nga trandita e mbrapshte e komentimit apo ankesave ndaj nderkombetareve. “Përshëndes angazhimin e ndërkombëtarëve që ne të adresojmë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve, në mënyrë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira. Politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri. Askush nuk duhet të humbasë kohë. Shqiptarët kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Vetë opozita ka qenë dakord me vendimet kushtetuese dhe është koha për t’i dhënë jetë procesit të vetting-ut”, tha Bushati.
Në takimin me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ministri i Jashtëm i Vendeve të Ulëta, Bert Koenders ka vene theksin sërish te procesi i integrimit evropian ku sipas tij kërkon përshpejtimin cilësor të reformave të ndërmarra ku reformimi i sistemit të drejtësisë mbetet kryefjalë e angazhimit politik. Koenders eshte takuar edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama ku situata politike ka qene ne fokus te ketij takimi

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: