E Enjte, 19 Tetor 2017

metaRaundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë do të nisë në datën 19 prill, në orën 18:00. Lajmin e bëri të ditur kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në seancën plenare të së enjtes, dhe vendimi u morr në Konferencën e Kryetarëve më herët.

Që nga ky moment, në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë.
Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë. Ndersa me heret, kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Në letër, Ruçi kërkon që të Konferenca e Kryetarëve të mblidhet sot, ndërsa propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë më 19 prill. Ndërkohë një ditë më parë Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë sqaroi se nisja e procedurave për Presidentin e ri bëhet nga data 13 prill deri më 9 korrik 2017. Në letrën Ruçi shkruan: “Kërkoj që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë më datë 13 prill 2017. Mbi sa më sipër, më lejoni që nëpërmjet kësaj shkrese, në zbatim të pikës 2 tç nenit 12 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, t’Ju parashtron kërkesën time për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më datë 13 prill 2017 në orën 10:00 me rend dite;
fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë;
Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë që mbremjen e një dite me parë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në kryesi me kryetarin e Parlamentiti Ilir Meta.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: