E Martë, 22 Gusht 2017

halloHistoria e Njerezimit eshte shenjuar nga personazhe te keqinj, qe nisin me Kainin dhe Abelin. Duke bere nje permbledhje arsyet e kesaj dashakeqesie evidentohen pergjithesisht shkaqe si cmenduria, mania per pushtet, ose besnikeri e verber kundrejt nje ideologjie. Me rastin e Halloween, revista italiane Focus ka publikuar 12 me te keqinjte e historise per t’i ndihmuar ne gjetjen e nje personazhi qe vertet ngjall frike ne perputhje dhe me naten e 31 tetorit qe po afron. Ne kete perzgjedhje te 12 me te keqinjve te historise se njerezimit ndarja eshte bere ne kater kategori:
Se pari killeret psikopatike ku ne te jane perfshire Erzsébet Báthory, apo ndryshe e identifikuar si “Kontesha Drakula” e cila identifikohet si vrasesja me e pashpirte e shekullit te 15-te, per te vijuar me Jack Perdhunuesi, nje personazh anonim qe ka jetuar ne gjysmen e dyte te viteve 1800 i cili njihet si vrases serial i grave ne periferite e Londres dhe per te perfunduar per kete kategori me Gilles de Rais, ne fillim nje hero lufte ne Francen e mbretit Sharl i VIII-te dhe me pas i shendrruar ne nje moster te pedofilise gje qe e coi dhe ne denim me vdekje.
Ne Kategorine e dyte renditen Tiranet ku ne fillim qendron Idi Amin Dada, ish president i Ugandes gjate regjimit te te cilit u vrane rreth 300 mije shtetas te Ugandes, per te vazhduar me tre Tiranet e viteve 1900 Musolini, Hitleri dhe Stalini dhe ne fund al Hakim,  kalif i Egjiptit deri ne vitin 1021  i cili vendosi nje seri masash ndeshkuese vecanerisht per grate qe shkelnin rregullat e vendosura prej tij.
Ne Kategorine e trete perfshihen personazhe radikal te pergjakshem ku ben pjesen Tomas de Torkemada i njohur si torturuesi ne periudhen e inkuizicionit spanjoll, Markezi De Sad i njohur per sjelljet e tij libertine praktikat e dhunshme te te cilit i dhane emrin me pas sadizmit dhe Bin Laden identifikohet si misherimi me i fresket i se keqes pas sulmit te 11 shtatorit 2001.
Ne kategorine e katert dhe te fundit jane perfshire te gjithe ata qe jane pjese e legjendave te ashtuquajtura te zeza si Attila, Drakula dhe Saladini i tmerrshem qe u be i famshem gjate kryqezates se fundit ne Jeruzalem. Lista mund te jete shume me e gjate por personazhet e siperpermendur jane dhe me te njohur te cilet mund te vleresohen si maska te mira per t’u perzgjedhur ne mbremjen e Halloween-it.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: