E Enjte, 27 Prill 2017

9antiagingfoodsyoushouldeattostoptheclockNga nje moshe e caktuar e tutje duket se koha kalon me shpejt. A e dini perse?
Koha kalon shpejt sepse ne na ndodh ta masim jo thjesht me minuta, ore, dite, jave, muaj dhe vite por ne baze te ngjarjeve e rendesishme te jetes sone. Me kalimin e moshes reduktohen te ashtuquajturat “heret e para” si per shembull dita e pare e shkolles, puthja e pare, pushimet e para me te dashurin dhe pervojat qe sjellin risi ne jeten tone behen me te rralla. Keshtu qe ditet dhe muajt kalojne pa lene shenje. Nuk eshte me si dikur kur ishim femije dhe dita e Krishtlindjeve apo vitit te ri dukej se nuk vinte kurre pasi pritet me padurim per dhuratat, ndersa te rriturit ditet duken njesoj, ndaj ngaterrohen shpesh ne kujtese. Piku i kesaj ndjesi arrin ne 50 vjec. Psikologu Michael Wallach i Institutit te Teknologjise ne Massachusetts ka arritur ne perfundimin se, kur i kerkohet dikujt te pershkruaj kalimin e kohes me nje metafore, te rinjte perdorin imazhe te palevizshme te tipit “nje oqean i palevizshem”  ndersa te rriturit zgjedhin levizjen si per shembull “nje tren me shpejtesi marramendese”. Ne Universitetin Maximilian te Mynihut eshte zhvilluar nje studim me nje kampion prej 499 personash nga mosha 14 deri ne 94 vjec dhe eshte vene re qe me kalimin e moshes pershtypja qe 10 vitet e fundit te jetes po kalojne me shpejtesi eshte akoma dhe me e madhe. Kjo prirje arrin pikun e saj ne moshen 50 vjec dhe me pas kjo lloj ndjesie nuk zhvillohet me.  Kur behet fjale per te vleresuar intervalet kohore te shkurtra, verehet se nuk ka shume dallim mosha. Nga 20 deri ne 59 vjec verehet edhe me shume presioni i kohes qe me rritjen e angazhimeve duket se nuk del kurre.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: