E Martë, 27 Qershor 2017

mbreteresha

Keto 17 sekonda te shkeputuara nga nje video familjare e periudhes se femijerise se Mbretereshes Elizabet ka vene ne pozite te veshtire Buckingham Palace, pikerisht per shkak te pershendetjes naziste te femijeve. Ne nje reagim te menjehereshem pas publikimit te videos, Buckingham Palace ka kritikuar gazeten “The Sun” pasi duket se video ka dale nga arkivi personal i monarkeve. Xhirimet i takojne fillimit te viteve 1930 kur Elizabet jo me shume se 6 vjec luante me motren e saj Margaret. Dy femijet shoqerohen nga xhaxhai i tyre Princi i Uellsit dhe mamaja e tyre ne kopshtin e Balmoral. Video tregon sesi Elizabet e nxitur nga xhaxhai dhe e ema ngrinin krahun e tyre ne pershendetjen tipike naziste. Zedhenesi i Pallatit reagoi duke deklaruar: “ Eshte zhgenjyese sesi nje film i xhiruar 8 dekada me pare dukshem pjese e arkivit personal te madherise se saj, eshte rrembyer dhe publikuar ne kete menyre” Por nje burim i pallatit i cituar nga media britanike shprehet se: “Shumica e njerezve ne keto imazhe duhet te shihen ne konteksin e kohen qe ata jetonin. Kjo eshte nje loje familjare, nje gjest krejtesisht i parendesishem qe ne ditet e sotme perben lajm, ndersa ne ate kohe nuk dihet se cfare zhvillimi do te merrte historia. Te implikosh dicka me shume se kaq do te ishte e pandershme dhe krejtesisht dashakeqe” Ne kolonen kryesore ne krah te pamjeve te publikuara, “The Sun” mbron vendimin per te nxjerre videon duke shpjeguar se fokusi nuk ka qene tek femija i vogel qe do te behej me pas Mbretereshe por tek xhaxhai i saj, qe ne ate kohe ishte trashegimtar i fronit mbreteror. Ne gazette shkruhet: “Elizabeth dhe Margaret jane vetem femije. Por Eduard ishte ne ate kohe nje fans i Hitlerit dhe mbeti i tille deri ne fund te viteve 1970 pasi tmerret e Holokaustit u publikuan te gjitha dhe bota u njoh me ferrin qe solli ne toke dikatori nazist” Sipas shefit te ekzekutivit i grupimit anti-monarkik dhe pro-republikan, Graham Smith, mosha e re e Elizabet nuk e ben ate pergjegjese, por qartazi kjo video demton familjen mbreterore. Pasi ata jane perpjekur gjithnje te krijojne imazhin e tyre perrallor ndersa imazhet hedhin pikepyetje te medha mbi traditen familjare. Por asgje nuk mund te ngrihet, sipas tij, per te aluduar per perfshirjen e mbretereshes. Xhaxhai i Elizabet, Eduard qe me pas u be Mbreti Eduard VIII abdikoi per tu martuar me nje amerikane, Wallies Simpson dhe u perball me disa akuza per faktin se ishte nje simpatizant i Nazisteve. Cifti u fotografua teksa takonte Hitlerin ne Munih ne Tetor ne vitin 1937 dy vite para se te niste Lufta e Dyte Boterore.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: