E Enjte, 27 Prill 2017

Harta e ploteCili eshte kercenimi, mes atyre qe degjojme ne menyre konstante nga lajmet, me i frikshem per njerezimin? Kesaj pergjigjie eshte munduar t’i pergjigjet nje studim i institute amerikan te kerkimit mbi perceptimin global te atyre qe cilesohen si sfidat kryesore nderkombetare. Studimi eshte kryer mbi 45 mije subjekte ne 40 vende te ndryshme te botes. Rezultatet bazohen mbi ceshtjet qe jane gjykuar si “shume shqetesuese” dhe jane perpunuar me pas ne menyre efikase permes nje infografike interaktive te publikuar ne portalin e “The Guardian”.
Ndryshimet klimatike shikohen me me shume frike vecanerisht nga vendet e Afrikes dhe Amerikes Latine. Ndersa te intervistuarit e Europes dhe Lindjes se Mesme citojne ne menyre te vazhdueshme ISIS si shqetesim nderkombetar. Po ashtu edhe paqendrueshmeria e ekonomise globale rezulton si nje motiv i forte shqetesimi, duke u renditur si i dyti ne gjysmen e vendeve ku eshte zhvilluar studimi.
Programi berthamor Iranian sjell mankthe per popullsine ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Izrael, ndersa sulmet kibernetike jane shqetesimi me i madh per koreanojugoret dhe amerikanet. Mbi bazen e studimit, tensionet mes Rusise dhe Ukraines, si dhe konfliketet territorial mes Kines dhe vendeve fqinje cilesohen si kercenime rajonale ndaj nuk perfaqsojne shqetesime globale por me shume ne nivel lokal. Paqendrueshmeria ekonomike duket se shqeteson me pak Angline ndersa Italia ka frike per atentatet terroriste.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: