E Hënë, 16 Tetor 2017

1436873837878428Kjo fotografi eshte imazhi me i afert i Plutonit e publikuar nga NASA. Sonda Kozmike New Horizons ka arritur ne periferi te Sistemit Diellor ku ka bere nje fluturim historik ne oren 13 e 49 minuta me oren lokale ka arritur te kaloje prane planetit Pluton ne distancen e 766 mije km, nje hap larg ne terma astronomike, nga nje prej trupat qiellore me te larget dhe per rrjedhoje me misterioze te Sistemit Diellor. Nderkohe ne Toke kane mberritur edhe fotot e fundit qe dergohen prej sondes perpara se te fiken transmetimet radio me planetin tone. Permes tyre synohet vezhgimi i Plutonit dhe i 5 henave te tij deri me tani te panjohura: Karonte, Idra, Cerbero, Notte dhe Stige. Kur New Horizons u leshua ne kozmos ne vitin 2006, Instagrami nuk ekzistonte ende. Keshtu shkruan websiti Italian Focus, si per te theksuar distancen e viteve qe eshte dashur te kalojne per te mberritur deri ne ekstremet e sistemit tone diellor, plot 9 te tilla. Por cilat jane pershtypjet e para te eksperteve mbi imazhet e ofruara nga sonda? Emili Lakdawalla shkruan ne Twitter: “Ne univers mund te ndodhin gjera te ndryshme. Krateret e planetit deshmojne per disa perplasje te nje natyre te vecante. Rajonet e erreta dhe ato ngjyre kafe ne ekuator me kujtojne shume satelitet e Saturnit. Por cfare dreqin eshte ajo zemer? Cfare ben aty? Zona ne te djathte te planetit eshte shume e cuditshme, nuk arrij ta krahasoj me asgje tjeter te ngjashme. Ndersa ne anen e majte te diskut shfaqen disa formacione lineare ne dukje por qe nuk i kam te qarte se cfare mund te jene. Nese e sheh me vemendje, polet e Plutonit jane pa dyshim te kuqe” – perfundon ajo.

 

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: