E Enjte, 14 Dhjetor 2017

francesk radiKantautori Francesk Radi e humbi kete vit pranveren duke u shuar ne moshen 67-vjecare, pasi nuk mundi t'i mbijetonte hemoragjise cerebrale qe e kishte shtruar ate ne reanimacionin e spitalit Universitare Nene Tereza ne Tirane qe prej 8 ditesh.
Kantautori Radi eshte paraqitur ne gjendje te rene ne spitalin Nene Tereza, gjendja e te cilit nuk i lejonte autoritetet qe ta transportonin ate drejt spitaleve me te specializuara jashte Shqiperise, pavaresisht kerkeses se familjareve por edhe gadishmerise se autoriteteve shteterore.
Françesk Radi la pas nje krijimtari te pasur artistike ne muzike ne karrieren e tij te gjate e cila do te mbetet gjate ne memorien e publikut shqiptar.
Francesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe me pas Akademine e Arteve ne Tiranes.Per nje periudhe te gjate kohe ka punuar ne Estraden e Shtetit me instrumentin e kitares, por njekohesisht dhe si kantautor. Ne vitin 1992 ai ka filluar pune ne Radio Tirana si solist, instrumentist, gjate kesaj kohe ka kompozuar dhe kenduar shume kenge ne festivalet e ndryshme. Ne fillimet e tij me krijimtarine muzikore solli per publikun kenget “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe qe nga ai moment Françesk Radi u be nje emer i vleresuar.
Ishin pikerisht dy kenget e tij te para te realizuara ne vitet ’70, qe bene qe krijimtaria e tij artistike te niste rrugetimin drejt suksesit muzikor. Kenga “Adresa” dhe “Biçikleta” kane qene dhe videoklipet e para shqiptare ne kenge te xhiruar ne vitin 1972. Me pas krijimtaria e tij muzikore do te shenonte serish nje tjeter kulm pas viteve ’90, duke sjelle disa krijime per publikun. Permendim ketu kenget “Rroku i burgut”, “Humba pranveren”, “Telefonate zemrash”, “Zemer e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasem ‘o” etj, te cilat kane mbetur ne kujtesen e publikut.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: